Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ngriti në emisionin “Të Paekspozuarit” alarmin e futjes dhe përdorimit të drogave sintetike në Shqipëri. Hoxha tha se këto droga vijnë nga Kosova dhe është krijuar një treg vendas që po sjell dëme të mëdha te përdoruesit, ndaj edhe duhet reaguar.
“Narkotikët sintetikë erdhën ga Kosova. Atje nuk flitet shumë, por e kanë shumë të përhapur. Mund të kenë 5-6 përbërës, kanë elementë shumë toksikë. Ka fetanil që është më i rrezikshmi në botë. Në SHBA kishte 15 mijë të vdekur, brenda 4 vjetësh u bënë 100 mijë.
Vjet në Shqipëri kishte 34 të vrarë me armë zjarri, por 540 të vdekur nga droga.
Fetanili ka një efekt 500 herë më të fortë se kokaina. Shqipëria e ka anashkaluar, por kemi krijuar një treg vendas. Shiten disa lloje, që janë narkotikë që u jepet kalit, elefantit. U jepet përdoruesve në degradim, ose të rinjve.
Janë dy festa në Dhërmi, ka të tjera në Gjirin e Lalzit, Qerretit etj. ku shiten këto. Ka 24 orë festa. Përdorimi i narkotikëve i mban 48-72 orë, por pas atyre orëve janë të shkatërruar.
Këto drogëra kanë efekt, godasin sektorë të trurit 100 herë më shumë se heroina dhe kokaina. Mjekët te urgjenca nuk kanë çfarë t’u bëjnë sepse morfina ka efekt shumë të lehtë, krahasuar me këto droga”-tha Hoxha.