Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të presë në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5, homologen e tij, Vjosa Osmani.
Fillimisht në orë 10:00 Osmani do të pritet me ceremoni Zyrtare e Mirëseardhjeje në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Më pas vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.
11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.
Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.