Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me SHBA-në ka festuar partneritetin e palëkundur dhe miqësinë e përhershme në mes të dy shteteve, raporton teve1.info
Përmes një statusi në Facebook nga ceremonia e Ambasadës së Amerikës në Kosovë në përvjetorin e 247-të të Pavarësisë së SHBA-së, Osmani ka thënë se në këtë ditë nuk u festua vetëm Dita e Pavarësisë së këtij shteti.
Postimi:
“Mbrëmë, krahas aleatëve tanë amerikanë, festuam jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe miqësinë tonë të përhershme, partneritetin e palëkundur dhe raportet e veçanta në mes të popujve tanë. ”, ka shkruar Osmani.