Kosova është shtëpia juaj dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të sigurar që ju të ndjeheni të barabartë, të përfshirë e të dëgjuar.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nga Parlamenti Evropian iu ka bërë thirrje të gjithë serbëve të Kosovës që t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta e vendit.
Ajo Kosova është e përkushtuar për drejtësi të palëkundur dhe mbetet e vendosur për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, teksa serbëve që jetojnë në Kosovë iu tha se kjo është shtëpia e tyre.
“Kosova është shtëpia juaj dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të siguruar që ju të ndjeheni të barabartë, të përfshirë e të dëgjuar”, tha Osmani.
Tutje, Osmani tha se Kosova mbetet e vendosur që drejtësia të vihet në vend për të gjithë dhe se individët të mbahen përgjegjës për të gjitha veprimet e tyre.