Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vlerësimi i pronave të paluajtshme/ Mblidhet grupi për Hartimin e Koncept Dokumentit

 
   

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e parë të grupit punues për Hartimin e Koncept Dokumentit për rregullimin e fushës së Vlerësimit të pronave të paluajtshme.

“Avancimi i kësaj kornize në Republikën e Kosovës, ka rëndësi tejet të madhe posaçërisht në sektorin financiar. Gjithashtu, edhe ndikim të rëndësishëm në paraqitjen e gjendjes reale të pasqyrave financiare”, tha kryeministri Kurti.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti u shpreh se vlerësimi që mbështetet në parime të përgjithshme, të unifikuara dhe me mekanizma të mbikëqyrjes, ndihmon në përcaktimin e drejtë të vlerës së pronave, parandalon transaksione të dyshimta të shpëlarjes së parasë dhe evazionin fiskal.

“Për efektivitet më të lartë në sektorin privat e publik, rritje ekonomike të vendit, dhe mundësi më të mëdha për investimet në patundshmëri nga investitorë të vendit e të huaj”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.