Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vllasi: S’ka përparim në dialog para zgjedhjeve në Serbi

 
   

Ish-politikani dhe avokati, Azem Vllasi deklaron se para zgjedhjeve në Serbi nuk mund të ketë përparim në dialog.

Sipas tij, presidenti Vuçiq temën e Kosovës do ta përdore vetëm në fushatë zgjedhore.

“Sot Vuçiqi ka biseduar me Lajçakun, por asgjë konkretisht nuk u tha lidhur me këtë draft-statut përveçse në Beograd këtë do ta vlerësojë një ekip i ekspertëve juridik.

Para zgjedhjeve në Serbi nuk mund të pritet kurrfarë përparimi në dialog, përveç se Vuçiqi temën e Kosovës do ta përdorë në fushatë zgjedhore”, ka thënë Vllasi.