Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

VMRO-DPMNE: Maqedonia ka president, dështoi bojkoti i BDI-së

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski akuzoi BDI-në për siç u shpreh ai tentim për krizë shtetërore, megjithatë sipas tij dështoi skenari i saj.

Mucunski madje u shpreh i prerë se BDI-ja shkon në opozitë.

“BDI-ja dëshiron krizë dhe përmes bojkotit të zgjedhjeve presidenciale deshi ta realizoj këtë. Mirë është që BDI-ja humbi dyfish. Qytetarët u bashkuan dhe votuan për të kthyer kontrollin që nuk e kishim. Zgjedhjet kaluan në atmosferë të mirë, megjithatë kishte disa parregullsi. Disa funksionar të partive qeveritare janë kapur në vepër”, deklaroi Mucunski.