Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

VoA flet për përplasjen diplomatike ShBA-Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova po vazhdojnë grindjen e pazakonshme publike, pasi kryeministri i shtetit aleat të palëkundur të ShBA’së, u rezistoi thirrjeve për të marrë hapat që Perëndimi thotë të jetnë të nevojshme për de-eskalim të tensioneve etnike në veri të Kosovës, shkruan Zëri i Amerikës shërbimi në gjuhën angleze.

Më tej VoA shpjegon se i dërguar i posaçëm i ShBA’së, Gabriel Escobar, e ka quajtur Albin Kurtin jofleksibil dhe mosbashkëpunues, ndërsa Kurti është ankuar se Uashingtoni dhe Brukseli janë të anshëm në favor të Serbisë.

Të enjten, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ishte i drejtpërdrejtë në një intervistë për shërbimit serb të Zërit të Amerikës, duke thënë se Uashingtoni ka problem me Kurtin.

Ai nuk është i gatshëm të pajtohet dhe mendoj se ne kemi disa çështje shumë thelbësore me të nëse mund të llogarisim tek ai si partner”, tha ai.

Hill konfirmoi një pikëpamje që shumë prej atyre që kanë ndjekur Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e SHBA-së me Kosovën ndajnë këto ditë. “Unë nuk mendoj se kam parë ndonjëherë një ndarje kaq të thellë, me të vërtetë … këtë që kemi sot mes Prishtinës dhe Uashingtonit,” tha ai.

Charles Kupchan, anëtar i lartë në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se kritikat janë të justifikuara.

“Ai [Kurti] ka ndërmarrë veprime kohët e fundit që unë i konsideroj si provokuese të panevojshme, duke përfshirë … përdorimin e rojeve të armatosura për të ulur kryetarët shqiptarë etnikë që u zgjodhën me më pak se 4 përqind të votave. Këto nuk janë manovra të dobishme,” tha ai.