
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka cilësuar si të papranueshme sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në Zveçan.
Në llogarinë e saj në Twitter, ajo ka shkruar se përshkallëzimi duhet të përfundojë menjëherë dhe të gjithë duhet të kontribuojnë në zbutjen e tensioneve.
“Ne kemi nevojë për paqe dhe zgjidhje politike të krizës në veri të Kosovës”.
Kujtojmë, se të hënën ajo mbajti një konferencë në Kosovë dhe kritikoi Qeverinë.