Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ursula von der Leyen po realizon vizitë në Ballkanin Perëndimor dhe vizita e parë ka qenë në Shqipëri.
Ajo do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj si dhe do të marrë pjesë edhe në përurimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Tiranë.
Më 24 tetor, ajo do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje me pasojat.
Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë më 25 tetor, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Von der Leyen do të udhëtojë pastaj për vizitë në Kosovë të shtunën e 26 tetorit, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi, të shtunën në Podgoricë.
Tags: Ramavon der Leyen