Bashkimi Evropian është deklaruar për situatën në Siri pas rënies së regjimit të ish-presidentit Bashar al-Asad.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se Bashkimi Evropian do të ndihmonte për të rindërtuar një Siri që mbron pakicat pas rënies dramatike të Asadit.
“Evropa është e gatshme të mbështesë ruajtjen e unitetit kombëtar dhe rindërtimin e një shteti sirian që mbron të gjitha pakicat. Diktatura mizore e Asadit është shembur. Ky ndryshim historik në rajon ofron mundësi, por nuk është pa rreziqe”, ka shkruar ajo të dielën në X.
Opozita e armatosur në Siri ka marrë në kontroll pushtetin në këtë vend, duke i dhënë fund regjimit 25-vjeçar të Asadit i cili raportohet se ka ikur nga vendi dhe është strehuar në Rusi.
Tags: siriavon der Leyen