Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka folur rreth procesit të referendumit ndaj katër kryetarëve verior.
Ai tha se qytetarët janë ata që po i vuajnë pasojat nga qeverisja e tyre.
“Është hera e parë që KQZ organizon një proces të tillë”, tha Elshani në Edicionin Special.
“Çfarëdo rezultati final që del pas këtij procesi të votimit, pra është një rezultat ndoshta i vonë me vitet e mëparshme. Mos harroni se në vitin 2022 janë planifikuar të mbahen zgjedhjet dhe realisht atje sot që më së shumti vuan është qytetari i Republikës së Kosovës i cili nuk ka arritur ndoshta të marr shërbimet konkrete nga qeverisja komunale nga kryetarët e komunave apo asambletë jofunksionale”.
Elshani bëri të ditur se ende nuk është e qartë se kush do të jetë mbikëqyrës i gjithë këtij procesi.