Është gjobitur me 150 euro shoferi që u pa duke vozitur në autostradë e ku fëmija e tij ishte i ulur mbi karriget e pasme të veturës.
Gjoba ka ardhur pasi ai nuk e ka siguruar fëmiun në ulësen që është e dedikuar për fëmijë.
“Drejton automjetin pa e siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë!
Në bazë të video-incizimeve të publikuara në media, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili gjatë drejtimit të automjetit nuk ka siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë, i njëjti është gjobitur dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.