40-vjeçarja që u vra brutalisht mëngjesin e së enjtes në zonën më qendrore të Menidit
Burri i 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj, Eduart Denaj është arrestuar mesditën e së enjtes për vrasjen e saj në mes të rrugës në Menidi të Greqisë.
Sipas informacioneve ai u arrestua në një objekt të braktisur afër stacionit të policisë në lagjen Filis, ku nuk bëri rezistencë. 40-vjeçarja që u vra brutalisht mëngjesin e së enjtes në zonën më qendrore të Menidit. Plot tre herë kishte denoncuar partnerin e saj për dhunë në familje.
Sipas informacioneve nga burime të mirëinformuara, shkruan Protothema, viktima e sulmit kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe po bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka goditur dhe e ka kërcënuar.
Hera e fundit që gruaja ka kaluar pragun e komisariatit për ta denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024. Më pas burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori, ndërsa ka marrë një thirrje për në gjyq për të premten 17 maj 2024. Komandanti i njësisë së dhunës në familje e telefonoi dy ditë pas incidentit dhe ajo i tha se ishte mirë.
40-vjeçares i është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente. Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshiron.
Një dëshmitar tha se, menjëherë pas vrasjes, vajza e 40-vjeçare ka mbërritur në vendngjarje. Ajo filloi të qajë dhe të bërtasë në polici dhe të thotë “largohu mendoj se është nëna ime”, ajo kërkonte ndihmë, duke qarë dhe duke folur në telefon me vëllain e saj gjithashtu të mitur duke i thënë, “babai me siguri ka vrarë mamin”.