Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vr au guan në Athinë, avokatja e familjes së 40-vjeçares: Vajzën e quante prostitu*ë, viktima kishte marrë kredi

efundit

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në Greqi.

40-vjeçarja Enkelejda Danaj u vra nga burri i saj Eduart Danaj, në mes të rrugës në Athinë.

Vrasja e shqiptares në Greqi, video rrëqethëse nga debati i çiftit pak ditë para tragjedisë, ulërimat e Enkelejdës për ndihmë
Pasi e masakroi me thikë, autori u largua i qetë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua pas disa orësh nga policia në një objekt në ndërtim, teksa ishte duke pirë birra.

Por avokatja e familjes së Enkelejdës, ka zbardhur detaje të tjera nga masakra. Ajo tha për mediat greke se viktima e kishte denoncuar disa herë për dhunë në familje, por autori ishte lënë gjithmonë i lirë.

Ajo shtoi se 40-vjeçarja, për ti shpërtuar dhunës sistematike, kishte marrë edhe një kredi për të blerë një apartament.

Eduart Danaj nuk kursente ofendimet as ndaj vajzës së tij, ku e akuzonte atë se ishte bërë si nëna e saj dhe do e vriste. Avokatja thotë se vajzën e tij ai e quante edhe si një prostitutë.

“Ai abuzonte me gruan edhe në sy të fëmijëve. Ai e kishte të planifikuar më parë në mendjen e tij këtë veprim dhe ishte i vendosur për të bërë.

Ky njeri eci 5 km. Për çfarë alkooli po flasim? Zakonisht abuzuesit vendosin një maskë. Sipas vëllezërve të saj, ajo ka shkuar disa herë në polici. Kjo grua kishte marrë një kredi për të blerë një shtëpi, si mund të largohet dhe të shkojë në një strukturë?. Ai edhe vajzën e tij e quante prostitutë‘ theksoi avokatja e familjes së Enkelejdës.

Në rrefimin e tij pas arrestimit, 50-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe ka rrëfyer fije për pe të gjithë ngjarjen.

Ai ka thënë para policisë se e kishte vendosur krimin që do kryente dhe doli me paramendim në atë pjesë rruge ku ndodhi ngjarja, për të vrarë gruan e tij.

“U zgjova në mëngjes dhe shkova në atë vend të caktuar sepse e dija që kalonte aty, në orën 5.30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel.

Unë punoja dhe ajo hante paratë e mia. Dje mora vendimin për të vrarë gruan time. Të punoj dy punë që të më hajë ai? E dija se kur do të dilte nga shtëpia. E qëllova dhe e godita me thikë. Më pas shkova në një hotel ku qëndrova rreth dy orë. Pastaj dola jashtë. Piva disa birra derisa policia më gjeti në ndërtesë”, tha thënë në rrëfimin e tij 50-vjeçari Eduart Danaj.