Taraku ka dënuar aktin, teksa i bën thirrje botës që të reagojë dhe të ndalojë veprimet e Serbisë
Dita e sotme ka nisur me tensione për shtetin e Kosovës, ku një efektiv policie ka ndërruar jetë pas një sulmi nga disa persona ende të paidentifikuar.
Lidhur me ngjarjen ka patur reagime të shumta nga zyrtarë të vendit, qytëtarë e madje edhe figura publike, të cilët kanë shprehur shqetësim për situatën në vend.
Mes tyre është modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, e cila përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka thënë se nuk është aspak e pranueshme ajo çfarë pala serbe po bën.
“Si njerëzit janë plot urrejtje edhe pse jetojmë në një shekull ku vetëm dashuria duhet të ekzistojë. Që Serbia ende të vrasë njerëz në vendin tonë dhe të ushqejë kështu gjeneratat e reja nuk është aspak logjike. Ata erdhën në vendin tonë, vrau policin tonë me uniformën e vendit tonë, babain e dikujt. Kjo si nuk është aspak logjike, nuk mund të jetë fare njerëzore. Duhet të ndëshkohet dhe e gjithë bota duhet të ngrihet. Stop Serbisë”, shkruan Taraku.