Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për këtë të diel

Ditën e sotme pritet të kemi mot me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.