Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vranësira dhe shira lokalë, parashikimi i motit për sot

Territori shqiptar do të mbetet nën prezencën e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike duke sjellë mbizotërim të vranësirave ku herë pas here do të  pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të izoluar e lokalë.

Nuk do të mungojnë gjithashtu, intervalet me kthjellime përgjatë  ultësirës perëndimore ndërsa në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet sërish intensifikim i reshjeve në te gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë mëngjesit por mesdita sjellë 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16-17°C.  

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 2 ballë.

Kosova

Kosova në pjesën e parë te ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa në Veriperëndim dhe Veri të vendit kalimet e vranësirave do të jenë më të shpeshta. Por pas mesdite vranësirat parashikohet të shtohen në të gjithë territorin, ku më të dukshme pritet të jenë në orët e mbrëmjes në zonat Perëndimore të Kosovës duke krijuar dhe mundësi për reshje të pakta. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C minimalja deri në 7°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 38 km/h nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV parashikohet që përgjatë gjithë 24 orëshit të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Kthjellimet do të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mesditës në territorin e MV. Ndërsa orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat perëndimore. Në zonat përgjatë kufirit me Shqipërinë në orët e mbrëmjes dhe natës vonë vranësirat pritet të sjellin reshje të pakta. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 9°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites dhe mbrëmjes duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Europa

Si pasojë e aktivizimit të ciklonit të Islandës; Britania e madhe, brigjet veriperëndimore të Europës deri poshtë në Jugperëndim të kontinentit do të karakterizohen nga vranësira si edhe reshje të dendura shiu e stuhi të forta ere ku problematike situata paraqitet për ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik. Po ashtu; Europa Lindore si edhe rajoni i Balltikut do të përfshihen nga stuhi dëbore dhe temperatura ekstremisht të ulëta ndërsa nën ndikimin e motit të qëndrueshëm do të jenë; brigjet e Egjeut, Brigjet e detit të zi dhe pjesërisht rajoni i Ballkanit./abcnews.al