Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavën! Temperaturat maksimale deri në 36 gradë celcius, ç’duhet të dinë adhuruesit e plazhit

Në fundjavë parashikohet mbizotërim i kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak, ditën e dielë pritet të ketë reshje të dobta shiu, që do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit.

Ndërkohë valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Parashikimi i motit nga SHMU:

Këtë fundjavë do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata. Moti do të jetë i kthjellët deri në mesdite, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura ndërsa gjatë natës sërish kthjellime.

Ditën e Diel reshje të dobta shiu do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.

Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.