Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vranësira, reshje shiu të përkohshme dhe stuhi ere, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria

Shqipëria do të mbizoterohetnga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e vëndit ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira të përkohëshëm. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë edhe rrebeshe. Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranesirave të shpeshta dhe shirave afat-shkurtër. Po ashtu, prezente do të jenë gjithashtu, stuhitë e forta të erës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të sjëllë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Era do të mbetetproblematike me shpejtësi deri në 80 km/h nga drejtimi sërisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 7 – 8 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, vijon nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe shirave në pjesën më të madhe të territorit të saj, por më të dukshme shirat paraqiten në pjesën veriore dhe veriperëndimore të saj duke sjellë rrebeshe. Parashikohet që herë pas here parametri i Erës të jetë problematik me shpejtësi deri në 60 km/ h. Deri në orët e vona të natës vranësirat dhe shirat do të vijojnë në të gjithë repubikën e Kosovës. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR maksimalet doo të ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 21°C.

Era do te fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre e presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Jugperëndim të Ballkanit do të diktojë kushtet e motit edhe në Maqdonise se Veriut, ku pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira në zonat kufitare me Bullgarinë ndersa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin zhvillim të vranësirave në të gjithë republikën e Maqedonise duke gjenruar rrbeshe shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritjetë lehtë në mëngjes ,por mesdita sjell rënie të ndjedhme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 23°C.

Ndërkohë; Parametri i erës; do të jetë herë pas here problematik duke bërë që shpejtësia e saj të arrijë deri në 65 km/h nga drejtimi kryesisht, Jugor.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit mbizoterohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat dhe shirat do të jenë prezente. Konkretisht, gadishulli Iberik, gadishulli i Ballknait si edhe vendet e Europës qëndrore dominohen nga me rrebeshe shiu dhe mini-stuhi të forta ere. Po ashtu, vëndet e Europës Lindore do të mbeten me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta ndersa kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë vetëm në; gadishullin Skandinav dhe ishujt Britanikë ku kthjellimet do të jenë dominante.