Numri i protestuesve të arrestuar në Francë është rritur në 667, pas protestave të dhunshme të cilat pasuan pas vrasjës së 17-vjeçarit nga një polic.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, tha se policia dhe zjarrfikësit mbrëmë u përballën me “dhunë të rrallë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Polici i cili vrau 17-vjeçarin, sipas avokatit të tij, ka kërkuar falje për veprën, ndërsa shumica e të arrestuarve i përkasin moshës 14-18 vjeç.