Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 personat, qe dyshohet se janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me thikë drejt 18-vjecarit Aureljo Dervishit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua dy ditë më parë në zonën e Shkozës në Tiranë. Për shkak të plagëve të marra i riu humbi jetën, ndërsa paraprakisht se shkak i përplasjes mes tyre ka qenë një vajzë.
Frensis Shahu 20 vjeç së bashku me 2 kushërinjtë e tij 16 vjeçarë dhe një 15 vjeçar u konfliktuan rreth orës 22.00 të së dielës pranë rrethit të Shkozës me Aurelio Dervishin dhe 2 miqtë e tij pasi në makinë ata kishin një 16-vjeçare që dikur ka qenë e dashura e një prej shokëve të tyre.
Sherri me grushte u pasua me atë me thika nga dëmtimi i të cilës Aurelio Dervishi ndërroi jetë. Policia dyshon se mjeti prerës u përdor nga 15-vjeçari i nxitur nga shokët më të rritur.
Hetimet po thellohen edhe për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe për të kuptuar se kush prej palëve e kërkoi përballjen.