
Psikologu Petrit Thaçi ka folur për vrasjet e fundit në Vushtrri që tronditën vendin.
I ftuar në studion e emisionit “Dita e re”, Thaçi ka thënë se situata e rastit të 19-vjeçarit duket si një situatë që ka shpërthyer nën afekt pra më shumë si rezultat i çrregullimit të sjelljes.
“Janë faktorë shumë kompleks, janë faktor të ndryshëm patjetër gjendjet mentale në format e diagnozave dhe çrregullimeve të ndryshme.
Zakonisht në moshat e adoleshencës është shumë i pranishëm çrregullimi i sjelljes që më vonë cilësohet si një çrregullim i personalitetit anti-social, pra këta person nuk u binden rregullave, ligjeve” , ka thënë Thaçi.