Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë në Londër. Mësohet se Klevi Shekaj, me origjinë nga Malësia e Madhe, është vrarë gjatë një sulmi me thika në veri të Londrës
Sipas mediave të huaja, Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë në Elthorne Road, Islington, rreth orës 23:30 më 29 qershor.
15-vjeçari Reid humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shqiptari u transportua në spital por nuk mundi të mbijetojë.
Ngjarja e rëndë ku janë përfshirë disa persona thuhet se ka ndodhur në skenën e xhirimit të një videoje muzikore ku një grup njerëzish që mbanin “thika të mëdha” vazhduan të sulmonin viktimat.
Përmes një statusi në Facebook, xhaxhai i 23-vjeçarit ka njoftuar për humbjen e madhe, ndërsa thekson se Klevi ishte djali i vetëm i vëllait të tij të madh Hysniut.
“Shok e miq: Me hidhërim në zemër lajmëroj se në mënyr tragjike, ka nderruar jetë në Londër, në moshën 23 vjeçare, nipi im i dashur dhe i pa harruar,,KLEVI SHEKAJ,,djali i vetëm i vëdhait tim, HYSIT”, shkruan xhaxhai i Klevit, Vebi Shekaj.