Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku 82- vjeçari Paulin Gina u gjet i vdekur në banesën e tij.
Policia bën me dije se të moshuarin e ka vrarë me thikë e çekiç fqinji i tij Fation Janina.
Ky i fundit, 32 vjeç, ka fshehur armët e krimit dhe ka mbyllur derën e banesës së viktimës me çelës nga jashtë.
“Policia zbardh ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 13. Vrau me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin, fshehu mjetet e krimit dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës, njofton Policia.
Blutë kanë publikuar pamjet e sendeve të forta e po ashtu një veshje me njolla gjaku të 32 vjeçarit./tvklan/