Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e 89-vjeçarit në Ferizaj, sot pritet të caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve

 
   

Gjykata Themelore e Ferizajt sot pritet të caktojë masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, zyrtarit policor, F.R dhe J.M, të cilët dyshohet se mbrëmjen e 16 gusht vranë 89-vjeçarin S.S, në Bibaj të kësaj komune.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Ferizajt, Gentiana Hoxha.

“Ende nuk ka filluar seanca dëgjimore.

Po, sot është paraparë të mbahet. Gjithsesi do t’ju njoftojë me kohë”, tha ajo për median.