Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e babait nga fëmijët, gazetarja sjell detaje të rënda: Dje vajza e madhe ka ikur nga familja e burrit, e akuzoi se…

Gazetarja Dorjana Bezat ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ detaje të reja për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku tre fëmijët dyshohet se vranë babanë e tyre Pëllumb Metën.

Bezat tha se kjo ngjarje ka ndikuar edhe në marrëdhënien familjare të vajzës së madhe, partneri i së cilës i ka kërkuar të distancohet nga familja e saj duke e quajtur ‘vrasëse’.

Vajza nuk ka pranuar dhe i ka shkuar pranë nënës së saj Blerinës, që ka sjellë krizë në marrëdhënien e tyre dhe më pas është larguar nga shtëpia e burrit.

Nga vizita në familjen Meta ku intervistoi nënë e Blerinës, Bezat ka dhënë detaje tronditëse.

“Shkova për të takuar Blerinën pastaj dhe njerëzit e saj për ta pyetur më imtësisht a ka përjetuar dhunë. Ajo ndodhej në ambientet e paraburgimit për të çuar veshje dhe ushqim fëmijët, dhe në shtëpi ishte vetëm nëna e saj. Kishte kushte nën minimale jetese, fshati i kishte braktisur. Porta me ngjyrë të zezë i kishte shënuar edhe fatin e tyre, banorët më tregonin historitë e tyre ndër vite.

Vajza e madhe po përballet me shkatërrimin e familjes së saj. Nuk flitej për vdekjen e vjehrrës, nuk kishte pendesë. Nuk kishte as pendesë për vrasjen e Pëllumbit. Ajo jetë ishte harruar, nuk ekzistonte. Në atë ambient jetojnë sot Blerina dhe e bija e Blerinës, sepse bashkëshorti po e gjykon për historinë e gjyshes dhe nënës. Ju jeni gra që vrisni dhe nuk mund të jeni në familje. Vajza i ka folur nënës, bashkëshorti ishte kundër.

Më bëri përshtypje kur nëna e Blerinës relativizonte vdekjen, Pëllumbi nuk ka vdekur thoshte, nuk pranonte të kishte vdekur dhe vjehrra e saj. Nxori vetëm disa pika gjak tha dhe hiqej sikur kishte vdekur. Gjyshi thoshte nëse janë autorë, gjykata t’i ndëshkojë. Fliste vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blerina, edhe pretendonte se Pëllumbi e tradhtonte”, tregoi gazetarja Bezat.