Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shqiptarit Beldar Dedja në Itali. Mësohet se hetimet kanë marrë tjetër rrjedhë, pas arrestimit të 17-vjeçarit, që masakroi shqiptarin duke e qëlluar 20 herë me thikë.
I mituri dëshmoi më herët se ka pasur një lidhje intime me Dedjan duke shpjeguar edhe se si ishte njohur me të. Në këtë dëshmi, ai ka folur po ashtu për ekzistencën e një rrjeti të gjerë prostitucioni, pjesë e të cilit janë djemtë dhe vajzat e mitura.
Dëshmia do të verifikohet nga hetuesit dhe do të thirren të gjithë personat për të verifikuar pretendimet e 17-vjeçarit.
“Historia është shumë më komplekse nga sa duket”, tha avokatja e djalit, Elisa Berton, në fund të seancës dëgjimore në Prokurorinë në Venecia, raportuar nga Il Gazzettino.