Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e dyfishtë dënohet deri në burgim të përjetshëm

 
   

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë mund të dënohet deri në burgim të përjetshëm për këtë vepër. Sipas avokatit Visar Rracaj, i dyshuari hyn në kategorinë madhore pasi i ka mbushur 19 vjeç, mirëpo ndryshe mendon avokati Zahir Hamza, pasi sipas tij i riu hyn në kategorinë madhor i ri dhe ende bënë pjesë në kodin për të mitur.

Para trupit gjykues të enjten doli si i dyshuar për vrasje të dyfishtë.

E veprat që po dyshohet se i ka kryer Jon Hoti janë “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Për kryerjen e tyre, sipas ligjit dënimi minimal është 10 vjet ndërsa maksimal burgim i përjetshëm.

Sipas avokatit Visar Rrecaj, ky dënim vlen edhe për të dyshuarin pasi i njëjti i përket moshës madhore.

Mirëpo ndryshe thotë avokati, Zahir Hamza.

Hamza thotë se i dyshuari hyn në kategorinë madhor i ri dhe parashihet kodi për të mitur.

Jon Hoti dyshohet se të mërkurën pasdite me armë zjarri i mori jetën Rexhep dhe Albison Shlivovës në një lokal në sheshin e Klinës.

Njëri nga viktimat ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës.

23 dhe 21 vjecari janë varrosur sot në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës.