Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e Edmond Papës, mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim Andrea Bode dhe Albano Velo

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen penale ndaj Andrea Bodes dhe Albano Velos të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës në Tiranë.

Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj i njohur si ‘Sanco’, gjatë një atentati me mine të telekomanduar.
Prokuroria ndërkohë ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.

Edmond Papa u vra në rrugën “Fadil Binaku” në Tiranë.