Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”, gazetari zbardh detaje: Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket…

Eni Ferhati, ka zbuluar të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier, ku 23-vjeçari Azgan Mërnica vrau me armë zjarri efektivin e forcave ‘Shqiponja’, Novruz Cenaliaj.

I ftuar në një emision televiziv, Ferhati tha se pista kryesore e vrasjes në Fier është ajo e një sherri banal mes autorit dhe viktimës.

Ferhati tha se nga pamjet e kamerave të sigurisë duket qartë që pasi u shkëmbyen disa fjalë, 23-vjeçari doli me armë zjarri në dorë nga makina dhe sulmoi menjëherë.

Ai tha po ashtu se në momentin që 23-vjeçari ka dalë nga makina, efektivi i Policisë ka vendosur dorën në brez ku mbante armën e zjarrit, pasi e pa që i riu kishte armë në dorë.

“Mekanizmi i ngjarjes së rëndë është shumë i qartë. Efektivi i Policisë ka qenë i ndaluar pranë automjetit të tij në këmbë, në tentativë për të hyrë në automjet, duke biseduar me dy persona që ndodhen në disa shkallë në fshatin Baltëz. Ndërkohë paralel me të ndjerin vjen 23 vjeçari Azgan Mërnica, i cili ndodhet në shoqërinë e të ëmës së tij, me automjetin e tij.

Ka vetëm një moment pauze disa sekonda, ku efektivi i Policisë ka kthyer shikimin pikërisht nga vrasësi i tij, kanë shkëmbyer vetëm pak fjalë dhe menjëherë 23-vjeçari ka dalë nga automjeti, është drejtuar drejt efektivit të ‘Shqiponjave’ i cili ishte me uniformë, edhe pse jashtë shërbimit dhe brenda pak minutave do të merrte edhe turnin.

Në momentin që ai drejtohet, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, efektivi ka vendosur dorën në brez, në armë, sepse ka parë mesa duket, pasi duket qartë që kur 23-vjeçari ka dalë nga automjeti, ka pasur në dorë një armë zjarri.

Nga hetimet deri në këto momente, nga filtrimi i disa pistave, jemi duke shkuar drejt një piste për motive të çastit banale. Dyshimet e fundit janë se ka pasur disa ofendime para se të shkrepej arma e zjarrit. Për nga mënyra sesi 23-vjeçari ka vepruar shumë shpejt, vetë mosgjetja e autorit është në favor të tij për moskapjen e tij dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Dyshimet e para kanë qenë se ai mund të fshihej te disa të afërm të tij”, tha Ferhati.