Ministria e Brendshme e Serbisë përmes një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e ministrisë, ka njoftuar për vrasjen e Faton Hajrizit.
Në këtë komunikatë, Faton Hajrizi përmendet me emër e mbiemër si person që është eliminuar nga forcat serbe pas vrasjes së një polici serb dhe plagosjes së një tjetri derisa gjendej në arrati.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës sot pas lajmit për vrasjen, kanë kërkuar nga Serbia që të identifikohet personi i vrarë.
Detaje tjera nuk u japen.