Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e Gëzim Sinomatit, targa e makinës së djegur e dubluar në Kamëz

Të paktën 14 persona janë shoqëruar nga policia lidhur me atentatin e ndodhur një natë më parë në Vlorë. Viktimë mbeti 23-vjeçari Gëzim Sinomati, i cili dyshohet se u qëllua me snajper sapo doli në ballkonin e banesës së tij.

Targat e automjetit që u gjet i djegur pas atentatit, rezulton të jetë dubluar në Kamëz. Nuk dihet ende nëse automjeti rezulton të jetë grabitur në qytet tjetër.

Theksohet fakti se në zonë nuk ka pasur energji elektrike për gati 10 minuta pasi ka ndodhur ngjarja dhe kjo mund të vështirësojë edhe identifikimin e lëvizjeve të autorëve. Policia e Vlorës dyshon se mungesa e energjisë elektrike të ketë ardhur për shkak të motit të keq në zonë.