Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e gruas në Pejë, reagon ashpër Zana Avdiu: Gra çohuni se s’ka me duru mo

Aktivistja për të drejtat e grave, Zana Avdiu ka reaguar për vrasjen e gruas në Pejë nga burri i saj.

Përmes një postimi të ashpër në Facebook, Avdiu ka thënë se shteti po hesht, dhe shoqëria po hesht.

Si dhe shton se gratë po vriten vetëm pse janë gra.

Postimi i saj pa ndërhyrje:

Gra, cohuni se s’ka me duru mo.

Po vriten grate, po dhunohen vajzat, cdo dite. E shteti po heshte. Shoqnia po heshte. Qe besa, nje pjese e madhe e shoqnise edhe po i arsyeton dhunen e vrasjet.

Grate po vriten, vec pse jane gra! Te luftojme, vec pse jemi gra!

Edhe saaa tjera? Edhe sa?