Mes krimeve të zbardhura nga Policia e Shtetit për të cilat akuzohet grupi kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu, është dhe vrasja në Greqi e Lulzim Qorrit.
44-vjeçari, lindur e banues në Grabian të Lushnjës; më herët me precedentë penalë dhe i arrestuar nga policia shqiptare për trafik droge u vra më 12 dhjetor 2018 rreth orës 22:40 në një bar në rrugën “Kritis 23” në Athinë.
Ai u qëllua me plumb në kokë, teksa ndodhej i ulur në një vend pranë vitrinës së lokalit. Autori e qëlloi nga jashtë dhe më pas u largua me një motor që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij.
Ai rezultonte pa precedentë penalë në Greqi, ndërsa në Shqipëri 44-vjeçari ishte arrestuar në korrik 2016 me urdhër arresti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “trafik lëndësh narkotike” si pjesë e një grupit kriminal.