Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Izraelit të shmangë një përshkallëzim në Liban pas vdekjes së Saleh al-Arouri në shpërthimin e Bejrutit.
Izraeli nuk ka konfirmuar nëse qëndron pas shpërthimit, por e përshkroi atë si një “goditje kirurgjikale” ndaj Hamasit.
Ministri i Jashtëm libanez, Abdallah Bou Habib, i tha BBC-së se qeveria e tij i ka bërë thirrje Hezbollahut që të mos hakmerret, transmeton KosovaPress.
Nënkryetari i Hamasit, Saleh al-Arouri dhe dy komandantë nga krahu i tij i armatosur u vranë në një shpërthim të martën.
Al-Arouri ishte nënkryetari i byrosë politike të Hamasit dhe dihej se ishte thellësisht i përfshirë në çështjet e tij ushtarake.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se forcat e vendit ishin në një gjendje të lartë gatishmërie dhe të përgatitura për çdo skenar.
Të paktën 1200 njerëz u vranë kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor dhe rreth 240 të tjerë u morën peng.
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 22,000 njerëz janë vrarë në territor që kur Izraeli filloi fushatën e tij hakmarrëse.