Ngjarja e rëndë në Shënavlash të Durrësit ku 50-vjeçari Pëllumb meta u vra nga fëmijët e tij, ishte tema e parë që u diskutua në një emision televiziv.
E ftuar në studio Drejtoreshë e Burgut të Grave, Lindjana Laçi, tregoi se si ka qenë kontakti i parë me Hygerta Metën, 19-vjeçarja e cila ka deklaruar deri tani se ka vrarë të atin në bashkëpunim me vëllezërit.
Laçi tha se vajza ka qenë e qetë dhe deri tani nuk ka kërkuar të takojë asnjë person.
Gazetarja: A keni patur kontakt me vajzën 19-vjeçare, e cila ka marrë përsipër autorësinë, si ka qenë kontakti sot me këtë 19-vjeçare?
Lindjana Laçi: Ashtu siç është dhe rregullorja e burgjeve të gjithë që vijnë në Ali Dem është mirëpritur nga stafi, është akomoduar në dhomën ku ato obesrvohen për 10 deri në dy javë, nuk ka preferuar të flasi.
Gazetarja: Ka qenë e qetë?
Lindjana Laçi: Nuk ka preferuar të flasi. Të shohim në ditët në vazhdim, është në observim.
Gazetarja: Trajtohet me psikologe?
Lindjana Laçi: Patjetër, të gjitha të burgosurat që futen në sistem, kanë dosjen e tyre, hapet dosja nga punonjësit e shëndetësisë dhe nga policia, për të parë çfarë ndodh në 24 orët e ardhshme. Çdo gjë varet nga ajo që do të kërkojnë. Varet dhe nga leja e prokurorit, me kë do të dëshirojnë që të takojë.
Gazetarja: Ka patur ndonjë kërkesë?
Lindjana Laçi: Jo deri tani.