Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja në Aktash/ Tre të plagosurit në gjendje të rëndë- Drejtori i QKUK-së jep detaje

 
   

Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janw duke u trajtuar në QKUK pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka konfirmuar për insajderin se pesë persona janë duke u trajtuar aktualishtë në Emërgjencë.

Sipas tij, tre nga ta janë në gjendje të rëndë ndërsa dy në gjendje më të mirë.

Raportohet se vrasja në Prishtinë erdhi nga konflikti i më hershëm i dy familjeve. Të përshirë në këtë rast janë Sekiraqt dhe Capat si shkak i telasheve që kanë pasur më herët.