Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja në Ferizaj/ Avokati Bajraktari: Vrasje e rëndë, dënimi është jo më pak se 10 vjet burg ose burgim të përjetshëm

 
   

Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar për rastin tragjik që ndodhi dje në Ferizaj, vrasjen e një gruaje dhe plagosjen e një personi tjetër.

Ai këtë vrasje në bazë të neneve e cilëson vrasje të rëndë duke marrë parasysh faktin për rrezikshmërinë edhe të personave tjerë.

Tutje, ai ka shkruar se dënimin për këtë vrasje të rëndë është 10 vjet burg ose burgim të përjetshëm.

Postimi i plotë:

Vrasja e gruas në ambientet e Qendrës për Punë Sociale, në zyre të shtetit, është vrasje e rëndë

Përveç se është vrarë një grua, është plagosur një përson tjetër dhe nënkupton se në këtë rast me dashje është vënë në rrezik jeta e një ose më shumë personave të tjerë.

Vlerësoj se kemi të bëjmë me vrasje të rëndë nga neni 173, paragrafi 1, nën paragrafi 1.5, ku parashihet se vrasje të rëndë kemi “nëse personi privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e një ose më shumë personave tjerë”.

Për vrasje të rëndë, dënimi është jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Megjithatë, organet ligjzbatuese do t’i kryejnë obligimet e tyre kushtetuese dhe ligjore për t’i zbardhur të gjitha detajet e këtij rasti tragjik, përfshirë motivet e rastit, por edhe veprimet e Qendrës për Punë Sociale.

Familjes së të ndjerës i shpreh ngushëllime, mos u përsëritshin aktet e tilla tragjike.