Një plagosje ka ndodhur të hënën në Klinë, në ora 16:40, ku më pas nuk arriti t’i përballonte plagët e marra.
Plagosja fillimisht ishte konfirmuar nga zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.
“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, Nacionale ka publikuar një video ku pretendohet se është i dyshuari për vrasjen në Klinë.
Sipas dëshmitarit që e incizoi videon, pretendohet se i dyshuari shihet teksa arratiset pas kryerjes së veprës për të cilën dyshohet.