Gjendet duke u djegur makina e përdorur nga autorët e vrasjes së 60-vjeçarit Martin Bardhi në Rrëshen.
Sipas informacioneve të para, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasje
Policia ka rrethuar zonën si dhe ka ngritur grupe kontrolli në të gjitha akset e Mirditës, si dhe Rrugën e Kombit.
Martin Bardhi u ekzekutua sot pranë spitalit dhe Komisariatit në Rrëshen, teksa tre persona mbetën të plagosur.