1
Një rast i rëndë ndodhi sot në Skenderaj, ku një person u ekzekutua me armë zjarri, për motive akoma të panjohura. Viktima Ismet Ibishi mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa tashmë janë identifikuar dy persona të dyshuar, njëri prej të cilëve është Hisni Ibishi.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka deklaruar për Sinjalin se rasti i vrasjes së 42-vjeçarit në Skenderaj është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.
Ai tha se dy persona të dyshuar janë identifikuar dhe të njëjtit ndodhen në arrati.
“Prokurori i rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë menjëherë në vend ngjarje ku është konstatuar se një person ka mbetur i vrarë. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe dy persona të dyshuar janë identifikuar dhe të njëjtit ndodhen në arrati”.