Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasjet e grabitjet në Kosovë, Haradinaj me lavdata për Policinë: Na e kthyen besimin te shteti

Kryetrari i AAK-së Ramush Haradinaj, teksa ka folur për sigurinë në vend, ka përmendur vrasjen e Liridona Ademajt, e cila që dyshohet se u porosit nga burri i saj, por edhe për ngjarjet tjera që cenojnë sigurinë në vend, si fjala vjen, vjedhja në argjendarinë në Suharekë e gjetiu, ku për pasojë pati një polic të plagosur dhe një person vrarë.

Kreu i AAK-së, tha se rendi e ligji kërkon një kujdes të vazhdueshëm, ngase sipas tij, i vetmi shpëtim na vjen nga institucionet e rendit dhe ligjit, ngase në kohë rekord arritën të zbulojnë kryesit e veprimeve të tilla.

“Institucionet e rendit dhe të ligjit na e kanë kthyer besimin tek ata, te shteti”, deklaroi Haradinaj në RTK, por, shtoi ai, mirë do të ishte të punohej në parandalimin e këtyre ngjarjeve.

I pari i AAK-së u shpreh kritik ndaj qeverisë së vendit në mosmbështetjen ndaj organeve të sigurisë.