
Gjykata ka lënë në burg 30-vjeçarin, Dorjan Mema, i cili vrau me thikë fqinjin e tij, Dritan Manjani pas një konflikti në lokal.
Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 30-vjeçarin.
Krimi ndodhi mbrëmjen e së hënës (14 gusht) në fshatin Homesh të Shupenzës.
Pas një sherri në lokal mes dy të rinjve, viktima ka shkuar në banesën e tij, por autori i dyshuar e ka thirrur që të dalë jashtë banesës.
Kur Dritan Manjani ka dalë jashtë, ai është goditur me thikë nga 30-vjeçari dhe plagët kanë rezultuar fatale për jetën e tij.
26-vjeçari u dërgua në spital, por nuk ka mbijetuar dot. Ndërsa autori, i cili u arratis, u kap mëngjesin e së martës (15 gusht).