Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë, i ndodhur në një familje shqiptare në Athinë, ku shtetasi Eduart Denaj, masakroi për vdekje ish-bashkëshorten e tij ditën e djeshme.
Në bisedat e para me autoritetet, autori i vrasjes së 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj, ka deklaruar se nuk është penduar, me argumentin se ish-bashkëshortja e tradhtonte.
Fjalët e tij të para për policinë ishin: Vrava gruan time dhe nuk pendohem.
“E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij sot në Athinë.
Sipas mediave greke, thuhet se Eduart Denaj deklaruar se gruaja e tij po “i hante paratë” dhe se kishte lidhje me burra të tjerë përgjatë viteve.
Ai po ashtu, ka deklaruar: “Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke bërë xhiro me makinë, kishte edhe foto në “Facebook”.