Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrau motrën me thikë, zbardhet dëshmia e autores së dyshuar: Amanda ishte e alkoolizuar…

Marsela Pushani ka dëshmuar se nuk ka dashur ta vrasë të motrën, por ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Sipas saj, e motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike.

Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën.

Mëngjesin e djeshëm, sipas Marselës, dy motrat kanë pasur debat të vazhdueshëm pasi i kërkonin që të linte alkoolin.

Fillimisht Amanda ka marrë thikën dhe ka kërcënuar të motrën dhe nënën e saj se do t’i vriste.

Marsela ka treguar më tej se situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. E arrestuara është me profesion mësuese.