Shqiptari Avni Meçja është shpallur fajtor si dhe është dënuar nga autoritetet e drejtësisë italiane në Bolzano me 24 vite burg për vrasjen e partneses së tij Alexandra Elena Mocanu me çekiç, më 22 tetor 2022.
Prokurorja e çështjes kishte kërkuar dënim me burg përjetë për të akuzuarin. Një dënim më i lehtë ishte kërkuar nga avokati i Avni Meçjes.
Dy vjet para vrasjes, shqiptari ishte denoncuar për dhunë nga bashkëjetuesja e tij rumune. Pas disa kohësh pati një afrim mes të dyve deri në epilogun tragjik që u mbyll me vrasjen e gruas.