Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Lezhën, ku një efektiv policie është vetë vrarë me armën e shërbimit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në Spiten të Lezhës rreth orës 17:50 kur polici Gjin Lesi vrau veten me armën e shërbimit.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar policia e cila ka zbardhur detaje nga vdekja e 64-vjeçarit.
Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij dhe aktin e rëndë sipas policisë e ka marrë në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e para hetimore.
/5pyetjet.al