Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vriten dy persona pas të shtënave me armë zjarri në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Shkodrës, ku raportohet për dy viktima dhe dy të plagosur.

Të shtënat me armë zjarri janë shënuar në zonën e njohur si “5 Heronjtë e Vigut”, në lagjen e Dobraçit, ndërkohë që autoritetet janë mobilizuar menjëherë për të hetuar rrethanat e incidentit.

Sipas informacioneve paraprake, kemi të bëjmë me një atentat, ku automjeti me të cilin lëviznin disa të rinj u qëllua me breshëri plumbash nga një tjetër automjet në lëvizje.

Raportohet se mes personave që kanë humbur jetën është dhe 1 kalimtare e rastit, raporton Euronews Albania.

Policia ka gritur disa postblloqe në qytetin e Shkodrës dhe po vijon punën për kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Tags: