Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vriten tre persona në një lokal në Shqipëri

Nga një atentat me armë zjarri janë vrarë tre persona në mesnatën e së shtunës në qytetin e Memaliajt të Shqipërisë.

Viktimat janë 74, 47 dhe 36-vjeç si dhe ka mbetur i plagosur një 57-vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, raporton euronews.al


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Dyshohet se objektiv i sulmit në një lokal rreth orës 23:20 ishte një biznesmen, por të vdekur mbetën përveç tij edhe dy persona të tjerë. Top Channel raporton se dy viktimat e tjera janë një kamerier dhe një klient i lokalit.

Policia ka gjetur një makinë të djegur në zonën e Mallakastrës, e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj djalit të biznesmenit të vrarë në vendngjarje.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve që besohet se janë identifikuar. Sipas njoftimit zyrtar në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me veturën të cilën e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjej automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve.

Policia gjithashtu ka ngritur postbllokë kontrollesh në të gjitha akset që mund të përdoreshin prej autorëve për tu larguar, në bashkëpunim edhe me drejtoritë e policisë së qarqeve, Fier, Vlorë dhe Berat.